Emrat/ Policia greke atentatin ku u plagos Renis Fejzolli dy javë më parë në Athinë, në kërkim tre të rinj

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzollit në Athinë, mëngjesin e së premtes më datë 2 shkurt. Për ngjarjen policia greke ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç, raporton Top-Channel. Mësohet se njëri prej 20-vjeçarëve kishte njohje me […]

Shkurt 23, 2024 - 15:50
 0
Emrat/ Policia greke atentatin ku u plagos Renis Fejzolli dy javë më parë në Athinë, në kërkim tre të rinj

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzollit në Athinë, mëngjesin e së premtes më datë 2 shkurt. Për ngjarjen policia greke ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç, raporton Top-Channel.

Mësohet se njëri prej 20-vjeçarëve kishte njohje me Fejzollin. Ata kishin një mosmarrëveshje mes tyre për shkak të një borxhi që 34-vjeçari kishte ndaj tij. Ata e kishin lënë të takoheshin në zonën Botanikos. 20-vjeçari së bashku me dy të tjerë, janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë Fejzollin, i cili u plagos.

Më pas autorët janë larguar, ndërsa shqiptari i ka kërkuar ndihmë një patrulle policie që kaloi aty pranë. Ai u dërgua në spital për mjekim dhe mundi t’u mbijetojë plagëve. Në vendngjarje u sekuestrua një biçikletë, një pistoletë me karikator, e cila përmbante dy gëzhoja. Bëhet me dije se të pandehurit, kanë qenë të dënuar më parë për një sërë veprash penale./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.