Emrat/ Prokuroria mbyll hetimet, merren të pandehur ish-drejtori i zonave të mbrojtura në Lezhë dhe 3 ish-zyrtarë

Ish-drejtori i Administratës së Zonave të mbrojtura në Lezhë, Pjeter Toni dhe 3 ish-zyrtarë të këtij institucioni janë marrë ta pandehur nga prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022 në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht […]

Qeshor 7, 2024 - 10:55
 0
Emrat/ Prokuroria mbyll hetimet, merren të pandehur ish-drejtori i zonave të mbrojtura në Lezhë dhe 3 ish-zyrtarë

Ish-drejtori i Administratës së Zonave të mbrojtura në Lezhë, Pjeter Toni dhe 3 ish-zyrtarë të këtij institucioni janë marrë ta pandehur nga prokuroria e Lezhës.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022 në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Kërkesa e prokurorisë Lezhë

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.388 të vitit 2022 për:

1.Pjetër Toni, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;

 

 

2.Pashk Noka, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal;

3.Armando Lleshaj, i akuzuar për vepren penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar
nga neni 248 e 25 i K. Penal;

4.Tom Gjelaj, i akuzuar per vepren penale të “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.