Emrat/ Qëlloi fqinjin me 3 plumba pas zënkës për zhurmat, vetëdorëzohet 50-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 50-vjeçarin Gentian Kuqi, një ditë pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Mikel Spirollari, 40 vjeç pas konfliktit për zhurmën. Policia bëri me dije se pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua. “Specialistët […]

Janar 26, 2024 - 15:53
 0
Emrat/ Qëlloi fqinjin me 3 plumba pas zënkës për zhurmat, vetëdorëzohet 50-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 50-vjeçarin Gentian Kuqi, një ditë pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Mikel Spirollari, 40 vjeç pas konfliktit për zhurmën.

Policia bëri me dije se pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë për t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.