Emrat/ Sherr në Durrës: Dy burra konfliktohen fizikisht me punëtorin e një karburanti, përfundojnë në polici

Dy persona H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e një karburanti në lagjen nr. 17/1 të Durrësit. Ngjarja mendohet të ketë ardhur për motive të dobëta ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar në polici. Njoftimi i policisë Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet […]

Mars 23, 2024 - 16:15
 0
Emrat/ Sherr në Durrës: Dy burra konfliktohen fizikisht me punëtorin e një karburanti, përfundojnë në polici

Dy persona H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e një karburanti në lagjen nr. 17/1 të Durrësit.

Ngjarja mendohet të ketë ardhur për motive të dobëta ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.