EMRAT/ Shisnin kokainë, arrestohen 4 persona në një lokal në Kashar

Policia e Tiranës ka bastisur një lokal në Kashar ku ka zbuluar kokainë dhe një armë zjarri. Në kuadër të operacionit ‘Drug Bar’, policia ka vënë në pranga Ardit Hajdarin 36-vjeç, Enri Dema 27-vjeç, dhe Çlirim Hyka, 52 vjeç, e Redis Hyka 21 vjeç të gjithë banues në Tiranën. Gjatë kontrollit blutë e Tiranës, ka […]

Dhjetor 15, 2023 - 10:44
 0
EMRAT/ Shisnin kokainë, arrestohen 4 persona në një lokal në Kashar

Policia e Tiranës ka bastisur një lokal në Kashar ku ka zbuluar kokainë dhe një armë zjarri.

Në kuadër të operacionit ‘Drug Bar’, policia ka vënë në pranga Ardit Hajdarin 36-vjeç, Enri Dema 27-vjeç, dhe Çlirim Hyka, 52 vjeç, e Redis Hyka 21 vjeç të gjithë banues në Tiranën.

Gjatë kontrollit blutë e Tiranës, ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Sipas policisë te arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e Ardit Hajdarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.