Emrat/ Shkatërrohet banda e kokainës në Angli, bien në pranga 6 shqiptarë

Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kanë arrestuar 6 shqiptarë, pas zbulimit të një ferme kanabisi të përmasave të mëdha ditën e hënën. Mediat britanike raportojnë se zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë ditën e hënë, në një godinë të braktisur në Fieldhouse Walk, MoortoWn, Leeds, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me […]

Dhjetor 7, 2023 - 17:37
 0
Emrat/ Shkatërrohet banda e kokainës në Angli, bien në pranga 6 shqiptarë

Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kanë arrestuar 6 shqiptarë, pas zbulimit të një ferme kanabisi të përmasave të mëdha ditën e hënën.

Mediat britanike raportojnë se zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë ditën e hënë, në një godinë të braktisur në Fieldhouse Walk, MoortoWn, Leeds, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me vlerë 448,050 paund.

Të arrestuarit janë shtetasit Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.

Ditën e sotme 6 shqiptarët dolën para gjykatës së Leeds, ku iu dha masa e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë pas hekurave deri në seancën e radhës në 5 janar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.