EMRAT/ Trafik droge e mashtrim, ekstradohen tre shqiptarë nga Greqia, Italia e Gjermania

Tre shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Italia e Gjermania pasi akuzohen për trafik drogë e mashtrim nga autoritet shqiptare. Ekstradimet u kryen nga Interpol Tiranës në bashkëpunim me homologët në Itali, Gjermani dhe Greqi. Konkretisht nga Italia është ekstraduar Saimir Prenga, 42 vjeç, pasi GJKKO vendosi “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja […]

Prill 14, 2024 - 14:00
 0
EMRAT/ Trafik droge e mashtrim, ekstradohen tre shqiptarë nga Greqia, Italia e Gjermania

Tre shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Italia e Gjermania pasi akuzohen për trafik drogë e mashtrim nga autoritet shqiptare. Ekstradimet u kryen nga Interpol Tiranës në bashkëpunim me homologët në Itali, Gjermani dhe Greqi.

Konkretisht nga Italia është ekstraduar Saimir Prenga, 42 vjeç, pasi GJKKO vendosi “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“42-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg kanabis”, njofton policia.

Nga Gjermania është ekstraduar 43-vjeçari Arjan Gjergji, pasi Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë 43-vjeçari akuzohet se ka “bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kg kanabis në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021”.

Gjithashtu edhe Besmir Kola alias Zef Kola, 65 vjeç, banues në Durrës, është ekstraduar nga Greqia pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.