EMRAT/ Tregtonin drogë brenda burgut në Greqi, kush janë 6 bashkëpunëtorët e Olti Dulçes, mes tyre dhe një shqiptare

Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas. Ajo që bie në sy është fakti që Dulce kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte […]

Mars 4, 2024 - 18:25
 0
EMRAT/ Tregtonin drogë brenda burgut në Greqi, kush janë 6 bashkëpunëtorët e Olti Dulçes, mes tyre dhe një shqiptare

Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas.

Ajo që bie në sy është fakti që Dulce kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte familjarë të tij për të sjellë drogën të fshehur në canta e më pas i’a jepte Dulçes.

Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa bie në sy edhe përfshirja e një vajze shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjec, Eli Koulouri, 41 vjec, Nikolaos Ntats, 50 vjec, Odhiseas Mpakosglou, 29 vjec dhe shqiptarja Doriana Aliu, 33 vjece./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.