EMRAT/ Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, ku dy persona kanë mbetur të vrarë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj

Janar 4, 2024 - 09:06
 0
EMRAT/ Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, ku dy persona kanë mbetur të vrarë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se një person ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë veten. Dy viktimat, Lulzim Cami dhe Vehap Cami janë të moshës rreth 60 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, teksa policia ndodhet në vendin e krimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.