Emrat/ U mbaroi afati paraburgimit pa u gjykuar, lënë qelinë 32 persona të arrestuar për drogë

Gjykata e Posaçme ka liruar sot duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për 32 persona, për të cilët është konstatuar se kishin mbaruar afatet e paraburgimit. Gazetarja Anila Hoxha raportoi ekskluzivisht për Top Channel se të dyshuarit u gjykuan për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe kryerje të veprës nga […]

Maj 13, 2024 - 22:55
 0
Emrat/ U mbaroi afati paraburgimit pa u gjykuar, lënë qelinë 32 persona të arrestuar për drogë

Gjykata e Posaçme ka liruar sot duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për 32 persona, për të cilët është konstatuar se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi ekskluzivisht për Top Channel se të dyshuarit u gjykuan për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe kryerje të veprës nga grupi kriminal për dy vite dhe për shkak se ishin kontestuar trupat gjyqësore procesi u zvarrit dy vjet.

32 personat që kanë lënë qelinë janë Anxhela Shehu, Ardjan Kastrati, Armand Kociu, Denardo Dervishi, Erjol Kalemi, Ervin Llana, Fadil Demaj, Fejzo Meçai, Fiodor Runaj, Hadër Rudaj, Hetem Velaj, Landi Shehu, alias Landi Lezi, Marjano Beta, Miço Bushi, Nasip Llanaj, Servan Kërbizi, Sokol Beqiraj, Balmir Polisi, Xhavit Filja, Abedin Llajaj, Aldo Tushaj alias Ksandri Tushaj, Aleks Meçorapaj, Ardit Petraj, Ervin Begaj, Hyrjetë Runaj, Kastriot Lalaj, Klodjan Belaj, Leonidha Koçiaj, Marjus Tartaraj, Mikel Zithflai, Neritan Lamaj, dhe Sefer Dukaj.

Afati ka mbaruar sepse trupat gjyqësore janë ndërruar shpesh dhe është zvarritur çështja, raportoi gazetarja Anila Hoxha.

Vendimin e dha një trupë gjyqësore e deleguar nga KLGJ, pasi ishin konsumuar të gjitha trupat e GJKKO./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.