Emrat/ U përplas nga “Benzi” që ecte me shpejtësi, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit. Dy të tjerë në gjendje të rëndë

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit. Burime nga spitali i Traumës thanë se 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar […]

Shkurt 19, 2024 - 18:13
 0
Emrat/ U përplas nga “Benzi” që ecte me shpejtësi, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit. Dy të tjerë në gjendje të rëndë

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit.

Burime nga spitali i Traumës thanë se 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit. Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.