EMRAT/ U pikasën me dron në shtëpi bari, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi. Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Bradford Crown të martën. Treshja, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e […]

Mars 5, 2024 - 17:25
 0
EMRAT/ U pikasën me dron në shtëpi bari, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Bradford Crown të martën.

Treshja, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kultivuan bimë kanabisi në një mulli të papërdorur Halifax.

Ata u pikasën nga një dron policie duke përdorur shkallët për të kapërcyer një çati xhami në kantierin e Carlton Works përpara se të përpiqeshin të largoheshin.

Në këtë ambient janë gjetur më shumë se 5 mijë bimë, që do të prodhonin mbi 280 kg kanabis, e cila do të kapte vlerën në treg rreth 2.4 deri në 2.8 milionë paund.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.