Emrat/ U prangosën në shtëpi bari në Angli, dy shqiptarët e arrestuar: Kemi borxhe

Policia britanike ka publikuar fotografitë e dy burrave të arrestuar në një fermë kanabisi në një pronë industriale të Neyland. Gentian Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç, kishin punuar në një fermë kanabisi në një njësi në Honeyborough Industrial Estate, sipas tyre, për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i kontrabandonte në […]

Janar 16, 2024 - 17:24
 0
Emrat/ U prangosën në shtëpi bari në Angli, dy shqiptarët e arrestuar: Kemi borxhe

Policia britanike ka publikuar fotografitë e dy burrave të arrestuar në një fermë kanabisi në një pronë industriale të Neyland.

Gentian Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç, kishin punuar në një fermë kanabisi në një njësi në Honeyborough Industrial Estate, sipas tyre, për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i kontrabandonte në vend.

Të pandehurit u burgosën secili për 12 muaj javën e kaluar për shkak të akuzave për përfshirjen në prodhimin e kanabisit.

Gjykata dëgjoi se kishte objekte ndriçimi dhe ujitje për bimët e kanabisit, si dhe ambiente bazë të jetesës për dy shqiptarët. Edhe energjia elektrike ishte vjedhur.

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 814 bimë kanabis, të cilat kishin një rendiment të vlerësuar nga 22 kg deri në 68 kg kanabis dhe kishte një vlerë midis 88.000 dhe 350.000 £./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.