EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ja sa vota mori secili

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Moisi Duda mori 122 vota ndaj kundërshtares së tij Afërdita Ndoi me 106 vota. Nga numërimi, 6 vota rezultuan të pavlefshme. Janë zgjedhur dhe dy anëtarët e tjerë: -Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë, u […]

Tetor 13, 2023 - 16:10
 0
EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ja sa vota mori secili

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Moisi Duda mori 122 vota ndaj kundërshtares së tij Afërdita Ndoi me 106 vota. Nga numërimi, 6 vota rezultuan të pavlefshme.

Janë zgjedhur dhe dy anëtarët e tjerë:

-Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë, u zgjodh me 103 vota.

– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër, u zgjodh me 98 vota.

Kujtojmë se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

Paraditen e sotme, kryeprokurori Olsian Çela u shpreh se mirëfunksionimi i KLP-së përbën pa asnjë dyshim një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Siç theksoi Çela, garantimi i pavarësisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimi dhe mbrojtja e statusit, karriera e bazuar tek meritokracia, llogaridhënia përmes një procesi disiplinor transparent dhe objektiv, të marra së bashku, formojnë bazamentin që lejon funksionimin normal të prokurorisë si një nga komponentët kryesorë të sistemit të drejtësisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.