Emrat/ Zhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, policia: Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Në fshatin Dhërmi dyshohet se një person e kanë marre peng dhe më pas e kanë vrarë me arme zjarri. Nderkohe qe jane marre ne pyetje 29 persona. Eraldo Nevruzi dyshohet se është 31-vjeçari i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori dyshohet se është Gerald Shehu. Himarë/Informacion paraprak Më datë 06.06.2024, Policia ka […]

Qeshor 6, 2024 - 16:35
 0
Emrat/ Zhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, policia: Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Në fshatin Dhërmi dyshohet se një person e kanë marre peng dhe më pas e kanë vrarë me arme zjarri. Nderkohe qe jane marre ne pyetje 29 persona.

Eraldo Nevruzi dyshohet se është 31-vjeçari i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori dyshohet se është Gerald Shehu.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.