EMRAT+FOTO/ Kush janë dy të rinjtë nga Korça që fshehën trupin e viktimës që u vra në Dhërmi

Daniel Qose 33 vjeç dhe David  Larti 30 vjeç janë dy të rinjtë nga Korça që u arrestuan ditën e sotme nga policia

Qeshor 7, 2024 - 11:45
 0
EMRAT+FOTO/ Kush janë dy të rinjtë nga Korça që fshehën trupin e viktimës që u vra në Dhërmi

Daniel Qose 33 vjeç dhe David  Larti 30 vjeç janë dy të rinjtë nga Korça që u arrestuan ditën e sotme nga policia e Himarës.

Në një njoftim për mediat, policia bëri me dije se Qose dhe Larti ishin punonjës të hotelit në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau Eraldo Nevruzin.

Dy të rinjtë nga Korça, sipas bluve, kanë ndihmuar Shehun që të fshehë trupin e viktimës.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa policia po kërkon në rrugë tokësore dhe me dron në disa pika.

Kontrolle ka pasur në aksin Dhërmi -Himarë, por edhe në zona të tjera të dyshimta që mund ta ketë hedhur trupin. Mësohet se gjithashtu janë kontrrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina në Gjipe, Vuno, Ilias, si dhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.