EMRI/ 49-vjeçari i dhunuar në Shkodër punonjës bashkie, ka marrë lëndime të rënda në kokë

Vizion Plus mëson se Ermal Dizdari, punonjës i Bashkisë Shkodër është 49-vjeçari i dhunuar me sende të forta mëngjesin e sotëm. Dizdari ka lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 49-vjeçari punon në zyrën e prokurimeve publike. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë […]

Qeshor 13, 2024 - 13:15
 0
EMRI/ 49-vjeçari i dhunuar në Shkodër punonjës bashkie, ka marrë lëndime të rënda në kokë

Vizion Plus mëson se Ermal Dizdari, punonjës i Bashkisë Shkodër është 49-vjeçari i dhunuar me sende të forta mëngjesin e sotëm.

Dizdari ka lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 49-vjeçari punon në zyrën e prokurimeve publike.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.