Emri/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të. Ishte kthyer nga Greqia të jetonte këtu

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahut që gjeti vdekjen pasi ra gjatë punës nga pallati në ndërtim në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë. I vëllai Leonard Fejzullahu tha për gazetaren e Report Tv Xhoana Çallaku se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona Pyetje: Si e […]

Maj 27, 2024 - 20:15
 0
Emri/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të. Ishte kthyer nga Greqia të jetonte këtu

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahut që gjeti vdekjen pasi ra gjatë punës nga pallati në ndërtim në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

I vëllai Leonard Fejzullahu tha për gazetaren e Report Tv Xhoana Çallaku se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona

Pyetje: Si e mësuat ngjarjen?

Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait. Vëllai e kishte pasur telefonin në xhep, i kishin hapur telefonin dhe më kanë marrë mua. E kanë parë numrin tim pasi  i kisha rënë më herët në celular. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte te ajo firma.

Pyetje: Ju thatë se ju thirrën dhe te morgu?

Më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. I thashë a të vij te spitali? Jo më tha më prit në shtëpi. Erdhi më mori këtu, pastaj rrugën më tha se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.

Pyetje: A ishte i siguruar në punë?

Këta thonë se gjoja ka qenë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë.

Pyetje: Çfarë kërkoni si familje?

Ne kërkojmë drejtësi nga shteti.

Pyetje: A tentuat të flisni me pronarin e firmës?

Pronarin e ka marrë policia. Ne shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pastaj pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia dhe na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet kam nevojë për drejtësi.

Vëllai ka lënë gruan dhe nënën 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.