Emri/ Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë. Policia: Humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka një viktimë. Siç shihet edhe në pamje, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf. Sipas dëshmive […]

Nëntor 8, 2023 - 15:46
 0
Emri/ Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë. Policia: Humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka një viktimë.

Siç shihet edhe në pamje, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf.

Sipas dëshmive të para, në makinë kanë qenë dy persona, dhe thuhet se viktimë ka mbetur një vajzë, ndërsa një tjetër person që ka qenë në makinë, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, por nuk dihet gjendja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.