EMRI/ Aksidenti tragjik me një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshimet e para
Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik të kësaj të diele. Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik
Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik të kësaj të diele. Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë në aksin Korçë-Bilisht.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë një manovër e gabuar nga drejtuesi i një prej dy automjeteve të përfshira në aksidentin e rëndë.
Dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë”, teksa njëri prej tyre ka dalë jashtë rrugës.
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?