Emri/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë, arrestohet në Fushë Krujë autori i dyshuar

Elmir Tufa një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit dy vite më parë është arrestuar sot (2 nentor) nga policia në Fushë Krujë. Vrasja e Shkëlzen Kastratit ka ndodhur në Fier më datë 1 Shkurt 2021. Zyrtarisht 4 persona janë të akuzuar për ngjarjen. Njëri ndër ta është edhe Elmir Tufa 31 […]

Nëntor 2, 2023 - 17:00
 0
Emri/ Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë, arrestohet në Fushë Krujë autori i dyshuar

Elmir Tufa një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit dy vite më parë është arrestuar sot (2 nentor) nga policia në Fushë Krujë.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit ka ndodhur në Fier më datë 1 Shkurt 2021. Zyrtarisht 4 persona janë të akuzuar për ngjarjen. Njëri ndër ta është edhe Elmir Tufa 31 vjeç, i cili prej kohës kur ndodhi ngjarja i fshihej policisë, raporton news 24.

Më herët për këtë ngjarje policia ka arrestuar edhe Albert Zajën.

SI KA NDODHUR NGJARJA 

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua ne 1 shkurt 2021 në mënyrë mafioze me dy plumba, në një kohë kur vendi në të cilin u vra ishte tepër i populluar. Dyshimet janë se ky shtetas ka qenë në përgjim nga autorët te cilet e kane ndjekur hap pas hapi.

Atentati ndaj Shkëlzen Kastrati u zbardh falë dëshmisë së një banori të zonës, i cili i ka treguar policisë për një makinë tip Audi me të cilën autorët u larguan pasi dogjën një Range Rover që u përdor në atentat në afërsi të fshatit Blatëz në anë të By Pass-it të Fierit.

Nëpërmjet pamjeve të kamerave të bizneseve në zonën e Mbrostarit u identifikua automjeti dhe pronari i tij, i cili u tha hetuesve se e kishte shitur makinën pa akt noterial te një person nga Fushë-Kruja./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.