Emri/ Braktisi foshnjën e sapo lindur në një bodrum në Tiranë, policia identifikon nënën e re nga Pogradeci

Policia e kryeqytetit ka arritur të gjejë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”. Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është […]

Nëntor 8, 2023 - 20:42
 0
Emri/ Braktisi foshnjën e sapo lindur në një bodrum në Tiranë, policia identifikon nënën e re nga Pogradeci

Policia e kryeqytetit ka arritur të gjejë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar. “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.