EMRI/ Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e shtëpisë dhe vdes, la pas 2 fëmijë

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij

Mars 19, 2024 - 11:40
 0
EMRI/ Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e shtëpisë dhe vdes, la pas 2 fëmijë

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij Esmës dhe dy fëmijët 14 dhe 10 vjeç. Flogert Rroshi ndërroi jetë në një incident në shtëpi, kur ra nga shkallët e banesës ku jetonte.

Siç raporotjnë mediat italiane, emigrant fatkeq i cili më 29 dhjetor 2023 ishte pajisur me nënshtetësi italiane, po zbriste në katin e parë të shtëpisë për të pirë cigare para se të flinte gjumë. Për fatin e tij të keq ai nuk e konsumoi kurrë atë cigare.

Rënia ishte fatale. Pavarësisht ndimës së mjekëve Flogert Rroshi ndërroi jetë.
Flogerti kishte shkuar në Itali që prej vitti 2000 për një jetë më të mirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.