Emri/ Doli të bënte xhiro me motor pas një feste ditëlindjeje, kush është 17-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku pas një aksidenti me motor ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar. Alen Karaboja, lindur në Valcamonica, sipas mediave italiane, ishte në një festë ditëlindjeje dhe rreth orës 23:00 ka dalë për një xhiro me motor me një shok. Papritur, pranë parkut Dosso, dyshohet […]

Qeshor 3, 2024 - 17:55
 0
Emri/ Doli të bënte xhiro me motor pas një feste ditëlindjeje, kush është 17-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku pas një aksidenti me motor ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar.

Alen Karaboja, lindur në Valcamonica, sipas mediave italiane, ishte në një festë ditëlindjeje dhe rreth orës 23:00 ka dalë për një xhiro me motor me një shok.

Papritur, pranë parkut Dosso, dyshohet se teksa po bënte zigzage në rrugë, Alen humbi kontrollin e motoçikletës e cila përfundoi duke u përplasur me një mur.

Pavarësisht ndihmës në kohë dhe transferimit me autoambulancë në spital, i riu ndërroi jetë gjatë natës në spitalin Civile në Brescia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.