Emri/ Dy javë pas drejtorit, prangoset dhe ish-shefi i Financës së Burgut të Lushnjës

Mariglen Myftari, ish-shefi i Financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë, është arrestuar nga Policia këtë të enjte. Blutë e Fierit bëjnë me dije se ai është prangosur për dy vepra penale, për të cilat Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite burg. 33 vjeçari me banim në Lushnjë arrestohet dy javë pas […]

Tetor 5, 2023 - 18:20
 0
Emri/ Dy javë pas drejtorit, prangoset dhe ish-shefi i Financës së Burgut të Lushnjës

Mariglen Myftari, ish-shefi i Financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë, është arrestuar nga Policia këtë të enjte. Blutë e Fierit bëjnë me dije se ai është prangosur për dy vepra penale, për të cilat Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite burg.

33 vjeçari me banim në Lushnjë arrestohet dy javë pas ish-drejtorit Judmir Shurdhi, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në një tender të zhvilluar nga Burgu i Kosovës.

“Mariglen Myftari, në periudhën gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender”, thotë Policia.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.