Emri/ Dyshohet i përfshirë në vrasjen në Peqin, Gjykata lë në arrest shtëpie shefin e policisë së burgut të Drenovës

Margilen Kadiu, shef i policisë së burgut të Drenovës është lënë në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit, kërkoi arrest me burg për Kadiun i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit, ku së fundmi ndodhi edhe vrasja që tronditi opinionin publik. Pavarësisht kërkesës së […]

Dhjetor 26, 2023 - 20:21
 0
Emri/ Dyshohet i përfshirë në vrasjen në Peqin, Gjykata lë në arrest shtëpie shefin e policisë së burgut të Drenovës

Margilen Kadiu, shef i policisë së burgut të Drenovës është lënë në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit, kërkoi arrest me burg për Kadiun i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit, ku së fundmi ndodhi edhe vrasja që tronditi opinionin publik.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, gjykata caktoi arrest shtëpie për Kadiun i cili ka një djalë autik në shtëpi për të cilin duhet të kujdeset.

Sipas informacioneve ai dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, ndërsa pritet informacion zyrtar nga Shkb lidhur me rastin.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest në burg, ndërsa gjykata vendosi masë arrest në shtëpi për shkak se i akuzuari ka një fëmijë autik.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë, ndërsa ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh.

Kujtojmë se me 15 dhjetor brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe la të plagosur Indrit Shaqen, ndërsa ende nuk dihet se si u fut arma në ambientet e burgut.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA-s, të cilët vunë nën kontroll situatën.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Elbasanit vendosi masën “arrest në burg” për 11 prej policëve të burgut, mes tyre edhe drejtorin  Kamber Hoxha, ndërsa vetëm për një zyrtar vendosi masën detyrim paraqitje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.