Emri/ E njoftoi Balla në Kuvend, identifikohet shqiptari i arrestuar në Itali, i dënuar për vrasje

Mësohet emri i një prej shqiptarëve të arrestuar, të cilën e lajmëroi sot në Kuvend, ministri Balla gjatë interpelancës me deputetin opozitar Ervin Salianji. Mësohet se është arrestuar në Itali, Shkëlqim Cakoni, i cili edhe sipas Ballës pritet të ekstradohet në Shqipëri ditët në vijim. Cakoni në bashkëpunim me Edmond Pulajn pas një sherri për […]

Maj 2, 2024 - 13:50
 0
Emri/ E njoftoi Balla në Kuvend, identifikohet shqiptari i arrestuar në Itali, i dënuar për vrasje

Mësohet emri i një prej shqiptarëve të arrestuar, të cilën e lajmëroi sot në Kuvend, ministri Balla gjatë interpelancës me deputetin opozitar Ervin Salianji.

Mësohet se është arrestuar në Itali, Shkëlqim Cakoni, i cili edhe sipas Ballës pritet të ekstradohet në Shqipëri ditët në vijim.

Cakoni në bashkëpunim me Edmond Pulajn pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar për vdekje Mark Rrikan dhe më pas Gjykata e Kurbinit e dënoi me 18 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal. Balla gjatë interpelancës me Salianjin lajmëroi se është arrestuar edhe një shtetas tjetër shqiptar, në Spanjë dhe ai në pritje për t’u ekstraduar./shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.