EMRI/ E njoftoi Balla sot në Kuvend, kush është 47-vjeçari që do të ekstradohet nga Italia, i dënuar me 18 vjet burg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije sot në Kuvend se pritet ekstradimi i dy shtetasve nga Spanja dhe Italia. Gazetari i

Maj 2, 2024 - 13:50
 0
EMRI/ E njoftoi Balla sot në Kuvend, kush është 47-vjeçari që do të ekstradohet nga Italia, i dënuar me 18 vjet burg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije sot në Kuvend se pritet ekstradimi i dy shtetasve nga Spanja dhe Italia.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se nga Italia pritet të ekstradohet Shkëlqim Cakoni, 47 vjeç.

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin nr.8 date 19.01.2005 e ka dënuar Cakonin me 18 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.