Emri/ E rëndë: Gjendet i pajetë një turist letonez, dyshimet e para

Një 38 vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38 vjeçarin, rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e para për viktimën, i cili mësohet se quhej Lauris Zelvis, […]

Nëntor 30, 2023 - 18:20
 0
Emri/ E rëndë: Gjendet i pajetë një turist letonez, dyshimet e para

Një 38 vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38 vjeçarin, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dhënat e para për viktimën, i cili mësohet se quhej Lauris Zelvis, i ka dhënë shoku i tij, shtetasi 52 vjeçar me iniciale E.T., po ashtu rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se 38-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për qëllime turistike. Sa i përket shkaqeve të vdekjes, deri më tani dyshohet të jenë natyrore

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.