Emri/ E rëndë në Durrës: I moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen “Pitbull”! Dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar nga dy qen të racës “Pitbull”, duke përfunduar në spital. Policia bën me dije se pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Ngjarja ka ndodhur në […]

Nëntor 2, 2023 - 18:30
 0
Emri/ E rëndë në Durrës: I moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen “Pitbull”! Dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar nga dy qen të racës “Pitbull”, duke përfunduar në spital.

Policia bën me dije se pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., 84 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar ne spitalin e Durresit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët, që duhet të përballen me frikën e sulmeve të papritura.

Më parë, pre e sulmeve nga qentë kanë rënë edhe fëmijët. Një 10-vjeçar u kafshua në vitin 2021 në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ai ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e Tiranës, kur një qen agresiv e sulmoi papritur. Një tjetër u sulmua në rrugën “Llambi Bonata”, nga një qen, të cilin pronari e kishte lënë të lirë.

Problem mbetet braktisja ose mungesa e ruajtjes së qenve të rracave të rrezikshme nga pronarët e tyre. Çdo muaj, në bashkitë e vendeve, sidomos në kryeqytet, ka denoncime nga qytetarët, për qentë e braktisur në rrugë të rracat agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilësohen si të rrezikshëm./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.