Emri/ E rëndë në Lezhë: Të moshuarit i shpërthen bombola e gazit teksa përgatiste kafen, përfundon në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Raportohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi. Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet […]

Prill 5, 2024 - 20:40
 0
Emri/ E rëndë në Lezhë: Të moshuarit i shpërthen bombola e gazit teksa përgatiste kafen, përfundon në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Raportohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.

Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet se ai ka marrë lëndime në duar pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë i mundur neutralizimi i flakëve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.