EMRI/ E “tradhtuan” cigaret, arrestohet në Napoli i shumëkërkuari shqiptar

Policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas mediave italiane, personi i arrestuar është Faslli Qibini, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2011, pasi gjykata e kishte dënuar atë me 22 vite burg për trafik ndërkombëtar […]

Janar 6, 2024 - 09:24
 0
EMRI/ E “tradhtuan” cigaret, arrestohet në Napoli i shumëkërkuari shqiptar

Policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas mediave italiane, personi i arrestuar është Faslli Qibini, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2011, pasi gjykata e kishte dënuar atë me 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas hetuesve, ai konsiderohet si një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës mes vendeve Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë së jugut. Ai ishte i përfshirë në trafik me Camorra, nga klani Di Lauro deri te “Nardielli”.

Sa i përket arrestimit të tij, sipas mediave italiane, karabinierët kishin vënë re një rrite të shpenzimeve të pazakontë të familjes gjatë periudhës së Krishtlindjes, sidomos për cigare. Dëshira për të dalë dhe për të blerë cigare i pavarur ishte fatale për Qibinin. Ai u rrethua dhe u arrestua teksa ecte në Corso Secondigliano.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.