Emri/ Ekzekutimi i këshilltares bashkiake, dënohen me 173 vite burg autorët
Katër burra janë dënuar me 173 vite burg në total për vrasjen e punonjëses së këshillit në Liverpool. 28-vjeçarja Ashley Dale, u qëllua aksidentalisht në shtëpinë e saj pasi objektivi ishte i dashuri i vajzës, Lee Harrison. Ky i fundit ishte i përfshirë në trafik droge dhe asokohe kishte probleme me bandat rivale. Ngjarja ndodhi […]
Katër burra janë dënuar me 173 vite burg në total për vrasjen e punonjëses së këshillit në Liverpool. 28-vjeçarja Ashley Dale, u qëllua aksidentalisht në shtëpinë e saj pasi objektivi ishte i dashuri i vajzës, Lee Harrison.
Ky i fundit ishte i përfshirë në trafik droge dhe asokohe kishte probleme me bandat rivale.
Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2022 kur James Witham, 41 vjeç e detyroi të hapte derën e shtëpisë dhe filloi të qëllonte me automatik. 10 plumba dolën nga arma dhe një prej tyre e goditi në bark ndërsa 28-vjeçarja qëndronte pranë derës së pasme.
Gjykatësi Justice Goose, tha se vrasja kishte “tronditur si komunitetin lokal ashtu edhe shumë në këtë vend”, duke shtuar se përdorimi i një automatiku ushtarak për të vrarë një grua të re në shtëpinë e saj ishte “përtej çdo limiti”./m.j
What's Your Reaction?