EMRI-FOTO/ E rëndë, talenti argjentinas ndërron jetë një ditë para ditëlindjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e fubollit, pasi nja 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Mediat argjentinase raportojnë

Shkurt 27, 2024 - 21:55
 0
EMRI-FOTO/ E rëndë, talenti argjentinas ndërron jetë një ditë para ditëlindjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e fubollit, pasi nja 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Mediat argjentinase raportojnë se talenti 14-vjeçar, Jair Rodriguez Pereira, futbollist i të rinjve të Velez, ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje infektive në spitalin Santa Isabel në Buenos Aires.

14-vjeçari i ishte bashkuar klubit në vitin 2019, duke u zhvendosur me familjen në kryeqytetin argjentinas dhe duke luajtur si mesfushor.

Pereira kishte lindur më 28 shkurt 2009, ndërsa ndërroi jetë një ditë para ditëlindjes së tij të pesëmbëdhjetë. Janë pezulluar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me sektorin e të rinjve të Velez.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.