EMRI-FOTO/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri i njohur

Ka ndërruar jetë një prej emrave të njohur të arbitrimit në vendin tonë, Astrit Mema. Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90,

Janar 23, 2024 - 21:00
 0
EMRI-FOTO/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri i njohur

Ka ndërruar jetë një prej emrave të njohur të arbitrimit në vendin tonë, Astrit Mema.

Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90, ka drejtuar në nivelet më të larta të futbollit në vendin tonë.

Pasi mbylli karrierën në fushën e lojës, Mema u bë kryetari i Kolegjiumit të Gjirokastrës dhe për shumë vite, ka qenë edhe vëzhgues i FSHF-së.

Disa vite më parë, ai u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u largua nga fushat e futbollit, duke u zhvendosur në Tiranë, ku ka jetuar vitet e fundit, teksa sot është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.