EMRI-FOTO/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re volejbollistja e njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga Federata e Volejbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar ndarjen nga jeta të

Janar 18, 2024 - 17:30
 0
EMRI-FOTO/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re volejbollistja e njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga Federata e Volejbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar ndarjen nga jeta të volejbollistes Vlora Hyseni.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i FVK ka njoftuar ndarjen nga jeta të Vlora Hysenit.

Postimi:

VOLEJBOLLI KOSOVAR NË ZI ▪

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.

Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.

Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.

FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë.

E kujtofshi sa të rroni,

Me respekt,

Bahri Gjinovci, President

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.