Emri/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari te “Mali i Robit”, Policia: Dyshohet se u përplas nga një automjet. Po kqyren kamerat e sigurisë!

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit. Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Ndërkohë grupi hetimor po kqyr kamerat e sigurisë. ndërsa vijon puna për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. Kavajë/Informacion paraprak Në orët e para […]

Maj 26, 2024 - 12:35
 0
Emri/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari te “Mali i Robit”, Policia: Dyshohet se u përplas nga një automjet. Po kqyren kamerat e sigurisë!

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Ndërkohë grupi hetimor po kqyr kamerat e sigurisë. ndërsa vijon puna për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Kavajë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

 

 

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.