Emri/ Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari në Pogradec, dyshohet se vdekja…!

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Dyshohet se 65-vjeçari, Minir Berberi të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun […]

Dhjetor 27, 2023 - 17:52
 0
Emri/ Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari në Pogradec, dyshohet se vdekja…!

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Dyshohet se 65-vjeçari, Minir Berberi të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Sipas uniformave blu viktima jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.