EMRI/ Grabiti marketin nën kërcënimin e armës, arrestohet autori
Ka rënë në pranga i riu që ditën e djeshme grabiti një market nën kërcënimin e armës. Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me
Ka rënë në pranga i riu që ditën e djeshme grabiti një market nën kërcënimin e armës.
Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi Everest Shala, 25 vjeç, banues në Qerret.
I riu nën kërcënimin e kallashnikovit ka hyrë në ambientet e një marketi dhe ka marrë shumën ditore.
Ai gjithashtu ka grabitur paratë që disa klientë të pranishëm kishin më vete.
Mësohet se Shala ka pasur precedent penal të mëparshëm për dhunë, teksa ka pasur edhe njohje me pronarin e marketit.
Ai ka marrë rreth 1 milion lekë të vjetra dhe ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ka qenë i dehur. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?