Emri/ Humb jetën turistja gjermane në Vlorë, ja dyshimet e para

Një turiste gjermane, 41-vjeçare, është dërguar sot në drekë pa shenja jete në spitalin rajonal të Vlorës. Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të […]

Maj 7, 2024 - 17:10
 0
Emri/ Humb jetën turistja gjermane në Vlorë, ja dyshimet e para

Një turiste gjermane, 41-vjeçare, është dërguar sot në drekë pa shenja jete në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.