Emri/ Hynë për të vjedhur, por nuk morën asgjë, hajdutët bëjnë për spital 54-vjeçarin në banesën e tij

Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e 54-vjeçarit Sokol Bajgora, për të vjedhur, por kanë përfunduar duke dhunuar pronarin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit, ndërsa mësohet se si pasojë e dëmtimeve, Bajgora po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me qëllim zbardhjen e kësaj […]

Nëntor 16, 2023 - 15:40
 0
Emri/ Hynë për të vjedhur, por nuk morën asgjë, hajdutët bëjnë për spital 54-vjeçarin në banesën e tij

Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e 54-vjeçarit Sokol Bajgora, për të vjedhur, por kanë përfunduar duke dhunuar pronarin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit, ndërsa mësohet se si pasojë e dëmtimeve, Bajgora po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, bëhet me dije se disa shtetas që po merren në pyetje.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.