EMRI/ I dënuar me 15 vjet burgim për mashtrim, arrestohet 64-vjeçari në Durrës

Durrës- I dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari. Në vijim

Prill 26, 2024 - 14:30
 0
EMRI/ I dënuar me 15 vjet burgim për mashtrim, arrestohet 64-vjeçari në Durrës

Durrës- I dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.