EMRI/ I dënuar me 5 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari në Pukë

Policia e Pukës ka arrestuar sot shtetasin Kastriot Gega, i dënuar me 5 vite burg. 49-vjeçari është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa […]

Janar 21, 2024 - 13:52
 0
EMRI/ I dënuar me 5 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari në Pukë

Policia e Pukës ka arrestuar sot shtetasin Kastriot Gega, i dënuar me 5 vite burg. 49-vjeçari është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.

Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.