EMRI/ I dënuar me mbi 3 vjet burg, arrestohet 24-vjeçari nga Laçi

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim. Fation Fufi, banues në Laç, u

Prill 18, 2024 - 17:05
 0
EMRI/ I dënuar me mbi 3 vjet burg, arrestohet 24-vjeçari nga Laçi

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim. Fation Fufi, banues në Laç, u ndalua teksa hynte në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit.

“Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.