EMRI/ I dënuar më parë për baste të paligjshme, pronari i lokalit nuk vë mend, arrestohet sërish

Një 57-vjeçar në Shkodër u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, në lokalin e tij, si dhe fshihte të

Shkurt 14, 2024 - 11:26
 0
EMRI/ I dënuar më parë për baste të paligjshme, pronari i lokalit nuk vë mend, arrestohet sërish

Një 57-vjeçar në Shkodër u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, në lokalin e tij, si dhe fshihte të ardhurat nga këto aktivitete

I arrestuari ishte i dënuar më parë për të njëjtën paligjshmëri.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”, viheshin baste sportive, më celular, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga pronarin e këtij lokali, shtetasin Shaqir Vlladna, 57 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularin e të arrestuarit, me faqe online aktive për vënien e basteve sportive. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.