Emri/ I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 59-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali. Viktor Leki u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes në mars të vitit 2018 e ka dënuar me 8 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Pjesëmarrje në […]

Prill 20, 2024 - 15:30
 0
Emri/ I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në  Durrës 59-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali.

Viktor Leki u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes në mars të vitit 2018 e ka dënuar me 8 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.