Emri/ I shpallur në kërkim pasi përvetësoi tokën në Dhërmi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Elton Marko, me detyrë topograf është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij ishte caktuar nga prokuroria masa ‘arrest me burg’. 43-vjeçari është arrestuar ”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë […]

Tetor 25, 2023 - 18:10
 0
Emri/ I shpallur në kërkim pasi përvetësoi tokën në Dhërmi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Elton Marko, me detyrë topograf është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij ishte caktuar nga prokuroria masa ‘arrest me burg’. 43-vjeçari është arrestuar ”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi. ‘- njofton policia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.