EMRI/ I shpallur në kërkim për pengmarrje dhe grabitje me armë, arrestohet 29-vjeçari, do ekstradohet në Gjermani

Aneo Buzi, 29 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, arrestimi i

Shkurt 18, 2024 - 11:25
 0
EMRI/ I shpallur në kërkim për pengmarrje dhe grabitje me armë, arrestohet 29-vjeçari, do ekstradohet në Gjermani

Aneo Buzi, 29 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, arrestimi i tij u bë ne bulevardin “Zhan D’Ark”.

Buzi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.