EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet teksa tentoi të hynte në Shqipëri 45-vjeçari

Një  45-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Portin e Durrësit teksa tentoi të futej në Shqipëri. Shtetasi, Bledar Xhufi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vite burg për veprën  penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në […]

Shkurt 10, 2024 - 15:16
 0
EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet teksa tentoi të hynte në Shqipëri 45-vjeçari

Një  45-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Portin e Durrësit teksa tentoi të futej në Shqipëri.

Shtetasi, Bledar Xhufi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vite burg për veprën  penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.