Emri/ Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën (27 Dhjetor), në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Mes tre viktimave është edhe kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkuroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs […]

Dhjetor 27, 2023 - 17:04
 0
Emri/ Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën (27 Dhjetor), në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës.

Mes tre viktimave është edhe kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkuroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024.

Sipas raportimit nga eurovisionfun.com, këngëtari 25-vjeçar është shfaqur në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t’ia kushtojë këngën që ka realizuar miqve të tij që po luftojnë në Rripin e Gazës.

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

Në të njëjtën kohë, për ditën e 82-të vazhdon gjakderdhja e popullit palestinez me Izraelin që deklaron se lufta do të vazhdojë me muaj të tërë. Përmes ministrit të Mbrojtjes, ajo thotë se është e përfshirë në një “luftë me shumë fronte”, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin rajonal.

Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.